Ndërsa Turqia është duke vijuar me operacionet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë sa më shumë persona të gjallë nga rrënojat pas tërmetit, duket se disa të burgosur kanë tentuar që të përfitojnë nga kjo tragjedi.

Duke shfrytëzuar mungesën e vigjilencës, sipas tyre, të rojeve të burgjeve, disa prej të dënuarve kanë tentuar që të arratisen.

Arratisjet janë tentuar në një burg në Hatay dhe Kahramanmaraş, por janë parandaluar në kohë nga efektivët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb