Forcat turke të sigurisë neutralizuan së paku shtatë terroristë të YPG/PKK-së në Sirinë veriore, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët përpiqeshin të infiltrohen në rajonin ndërkufitar antiterrorist të Turqisë, zonën e operacionit “Burimi i Paqes”, tha ministria në Twitter.

Po ashtu u shpërnda një video e operacionit.

“Operacionet tona do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje”, shtoi ministria.

Që nga viti 2016, Turqia ka nisur tre operacione të suksesshme antiterroriste në Sirinë veriore për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosjen paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).

Grupet terroriste, veçanërisht YPG/PKK, shpesh përpiqen të depërtojnë dhe të sulmojnë në këto zona për të prishur paqen dhe stabilitetin e rikthyer nga Turqia.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb