Forcat turke “neutralizuan” tre terroristë të tjerë të PKK-së në Irakun verior, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Terroristët u neutralizuan në kuadër të operacionit në vazhdim “Pençe-Simsek”, shkroi ministria në Twitter.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur. Gjatë operacionit u sekuestruan disa armë, tha ministria.

Turqia nisi operacionet “Pençe-Şimşek” dhe “Pençe-Yıldırım” më 23 prill në rajonin Metina dhe Avasin-Basyan të Irakut verior pranë kufijve të saj.

Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. // AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb