Presidenti turk, Rxhep Taip Erdogan ka thënë ditën e sotme, se vaksina e prodhuar prej tyre e që lufton COVID-19, do të quhet “Turkovac”.

Kjo vaksinë aktualisht është në fazën e provave, me vullnetarë që janë duke marrë injektimet e para të saj.

Në një deklaratë për mediat, Erdogan ka thënë se Turqia ka marrë shumë vaksina nga Kina dhe Gjermania për të mposhtur virusin, ndërsa shtoi se me “Turkovac”, imunizimi i popullsisë do të bëhet më i shpejtë.

“Turqia do të ulë moshën për marrjen e vaksinave ndaj COVID-19, për 18 javët e ardhshme”, deklaroi Presidenti turk.

Vlen për t’u përmendur, se që prej fillimit të pandemisë, Turqia ka regjistruar 5.38 milionë persona të infektuar me virusin, ndërsa viktimat janë 49.236.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb