Turqia gjatë 24 orëve të fundit raportoi 8.636 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 659 pacientë simptomatikë, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.54 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 26.998, me 98 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Po ashtu njoftohet se 8.109 pacientë të tjerë fituan betejën kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në mbi 2.43 milionë.

Numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.310.

Autoritetet shëndetësore turke gjatë ditës së fundit kanë kryer 137.712 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 30.9 milionë numrin e përgjithshëm e testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë.

Më 14 janar, Turqia nisi një fushatë masive të vaksinimit, me punonjësit shëndetësor të parët që u vaksinuan. Zyrtarët e lartë, përfshirë presidenti Recep Tayyip Erdoğan, po ashtu morën vaksinën ndër të parë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinën.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb