Turqia përsëriti rezervat e saj për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke sinjalizuar gjithashtu gatishmërinë e saj për të diskutuar këtë çështje, ndërsa anëtarët e aleancës së mbrojtjes takohen në Berlin.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu tha se ”vendi i tij ka qenë gjithmonë në favor të një politike të dyerve të hapura”, përpara takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s.

Cavusoglu tha se Finlanda dhe Suedia mbështesin “organizatat terroriste” si Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicia kurde YPG në Siri, të cilat të dyja ishin të ndaluara në Turqi.

”Shumica e popullsisë turke kundërshton anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO”, tha Cavusoglu duke theksuar se këto çështje duhet të diskutohen “me aleatët tanë të NATO-s dhe me këto shtete”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb