Federata e Futbollit të Turqisë konfirmoi sot se pas rezultateve të dobëta kanë ndarë rrugët me trajnerin e ekipit kombëtar, Şenol Güneş.

Güneş, kontrata e të cilit përfundoi me pëlqimin e ndërsjellë, ishte nën kritikat e zyrtarëve të sportit dhe tifozëve pasi Turqia pësoi humbje të thellë 6-1 nga Holanda të martën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas humbjes historike, Turqia ra në vendin e tretë të grupit me 11 pikë.

Ishte një humbje shkatërruese, por jo më e rënda për ekipin turk, pasi Anglia mposhti Turqinë 8-0 dy herë, në vitin 1984 dhe 1987.

Federata Turke falënderoi 69-vjeçarin Güneş dhe i uroi suksese në përpjekjet e tij të ardhshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb