Turqia ka thënë se do të tërheqë ambasadorin nga Austria, pasi partitë e përfaqësuara në Parlamentin në Vjenë kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke e cilësuar masakrën ndaj armenëve nga forcat osmane si genocid.

Më 22 prill, 6 partitë kanë nënshkruar deklaratën dhe kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat. Armenia thotë se 1.5 milionë qytetarë të saj janë vrarë dhe dëbuar në vitin 1915.

Ministria e Jashtme turke ka thënë se Turqia dhe populli turk “nuk do ta harrojë kurrë këtë shpifje ndaj historisë”.

Turqia nuk e pranon termin “genocid”, duke thënë se ajo ka qenë luftë civile, në të cilën kanë pësuar të dyja palët.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: