Turqia i ka kërkuar Uashingtonit që të ‘ndalojë mbështetjen’ për kurdët e Sirisë.

“Ne u themi të gjithë bashkëbiseduesve tanë, veçanërisht SHBA-ve, se YPG-ja është ekuivalente me PKK-në (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia dhe Perëndimi) dhe u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë çdo mbështetje për terroristët”, ka deklaruar ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Aka.

SHBA më herët i bëri thirrje Turqisë për një de-përshkallëzim të situatës në Siri.

Ndërkohë Ankaraja fajëson PKK-në dhe YPG-në për shpërthimin e 13 nëntorit në Stamboll, i cili vrau gjashtë persona dhe plagosi 81 të tjerë. Grupet mohojnë çdo përfshirje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: