Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) po u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë jashtë rrugëve për të ndihmuar përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit pas tërmetit.

“Ju lutemi lini rrugët hapur dhe mos hyni në trafik nëse nuk është e nevojshme, në mënyrë që ekipet e kërkim-shpëtimit dhe automjetet e emergjencës që janë drejtuar në zonat e tërmetit të mund të kryejnë punën e tyre”, shkroi agjencia në Twitter të hënën.

Të paktën 300,000 batanije, 24,712 shtretër dhe 19,722 tenda janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti, tha AFAD.

AFAD tha se për të ofruar shërbime mbështetëse “psiko-sociale” për individët e prekur, 765 punonjës të personelit dhe 50 automjete u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb