Më shumë se 700.000 punonjës shëndetësor në Turqi kanë pranuar një dozë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në 4 ditët e para të fushatës së vaksinimit në vend.

Turqia të enjten filloi fushatën e vaksinimit me vaksinën CoronaVac të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech te stafi i kujdesit shëndetësor.

Grupi i parë prej 3 milionë dozash të vaksinës arriti në Turqi më 30 dhjetor.

Pas vaksinimit të mbi 1 milionë punonjësve të kujdesit shëndetësor në Turqi, do të vaksinohen banorët dhe punëtorët në shtëpitë e kujdesit dhe pleqve, si dhe objektet e kujdesit për personat me aftësi të kufizuara. Ky grup me përparësi do të ndiqet nga njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.

Dy doza të vaksinës do të jepen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muajt e parë pas shërimit të tyre.

Turqia ka zbatuar orë policore në mbrëmje gjatë ditëve të punës dhe gjatë gjithë fundjavave që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit.

Këtë javë presidenti Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 kanë shënuar rënie në kohët e fundit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb