BURSA

Së paku 12 të dyshuar u arrestuan në Turqi për lidhjet e tyre të pretenduara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, bëri të ditur sot një burim sigurie, raporton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet ndodhën pasi prokurorët në Bursa lëshuan urdhër arresti për 14 të dyshuar, tha burimi.

Ekipet policore të antiterrorizmit zhvilluan operacione paralele në shtatë provinca dhe arrestuan të dyshuarit. Policia vazhdon kërkimin për të mbeturit.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gulen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2 200 të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb