ANKARA

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar dy terroristë të PKK-së në Irakun verior, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u vunë në shënjestër në një operacion të mbështetur nga ajri në rajonin Avasin, tha ministria në një deklaratë në Tëitter.

Njoftimi për shtyp shtoi se terroristët, të lokalizuar përmes zbulimit dhe vëzhgimit, po përgatiteshin për një sulm. “Operacionet tona do të vazhdojnë derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, thuhet më tej.

Ministria ndau gjithashtu një video gjatë operacionit.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb