Të dy kandidatët për zgjedhjet Presidenciale në Turqi, Recep Tayyip Erdogan dhe kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu pretendojnë se kryesojnë në garën për të drejtuar vendin.

Kundërshtari i Presidentin turk Erdogan në një postim në Twitter, u shpreh se votat për të, kryesojnë krahasuar me ato të mbështetësve të presidentit aktual.

“Ne kryesojmë”, shkroi ai.

Ky ishte reagimi i tij i parë që nga publikimi i rezultateve të para.

Blloku i Aleancës opozitare ka deklaruar se rezultatet paraprake tregojnë se Kemal Kilicdaroglu, i cili përfaqëson koalicionin e gjashtë partive opozitare, është përpara Presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Ndërkohë, Mansur Yavas, kryebashkiaku i Ankarasë dhe një kandidat për nënpresident i opozitës, tha se rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme tregojnë se lideri i partisë opozitare Kilicdaroglu ka marrë 47.42% të votave, përballë 46.80% të Erdoganit me 91.913 nga 192.169 fletë të numëruara.

Nga ana tjetër Omer Celik, zëdhënës i AK Partisë së Erdoganit, thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme ishte në nivele rekord.

“Presidenti Erdogan është përpara dhe të gjithë duhet ta respektojnë këtë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb