Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti të fuqishëm që tronditi rajonin mëngjesin e kësaj të hënë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Mendimet e mia janë me familjet e atyre që humbën jetën në këto tërmete të tmerrshme dhe me ata që ende kanë frikë për të afërmit, miqtë apo fqinjët e tyre”, shkroi ministri në Twitter. “Së bashku me partnerët tanë, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë.”

Turqisë i është ofruar mbështetje globale. Udhëheqësit nga SHBA, Izraeli, India, Pakistani dhe Ukraina janë ndër vendet që ofrojnë ngushëllime dhe premtojnë mbështetje pas katastrofës. Holanda tha se do të dërgojë një ekip kërkimi dhe shpëtimi në Turqi pasi agjencia e vendit për fatkeqësitë i kërkoi ndihmë komunitetit ndërkombëtar. Ndërkohë Azerbajxhani do të dërgojë një ekip kërkim shpëtimi me 370 persona dhe materiale ndihme për Turqinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb