TIRANË

“Mund ta kuptoj pse kushdo do të ishte i interesuar tek Pashalimani”. Kështu shprehet në “Real Story” në News24 ambasadorja amerikane Yuri Kim lidhur me zërat se turqit janë të interesuar për bazën detare të Pashalimanit. Ajo thekson se është me rëndësi të jemi të qartë se kush janë miqtë dhe jo miqtë tanë.

Sokol Balla: Edhe kjo është një copëz shumë e rëndësishme e historisë dhe që nga koha e perandorisë otomane, shqiptarët kanë luftuar për të. Dhe, tani duket se turqit e duan përsëri. E keni dëgjuar këtë?

Ambasadorja Kim: E di që nëse sheh rrotull, mund ta kuptoj pse kushdo do të ishte i interesuar tek Pashalimani. E dini, mendoj është me shumë rëndësi teksa shohim rrotull në botë, që të kemi një ndjenjë të qartë se kush janë miqtë tanë dhe kush janë jo-miqtë tanë. Dhe gjithçka mund të them është se jemi krenarë të jemi aleatë në NATO me Shqipërinë ashtu siç jemi krenarë të jemi aleatë në NATO me Turqinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb