TIRANË

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me 554-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut

“Sot 554-vjetori i kalimit në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mënyra më e mirë për të vlerësuar Heroin tonë Kombëtar është t’u drejtohesh fjalëve që kanë thënë për të disa shkrimtarë dhe ushtarakë të shquar.

Volteri ka shkruar se sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në maj 1453.

Gjenerali Xhejms Volfi, heroi i Kuebekut, ka thënë: “Ai (Skënderbeu) ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”.”- shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb