Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 litër ujë
0,5 lit uthull vere ose molle
3 lugë gjelle kripë
3 lugë gjelle sheqer
1 qepë
3 thelpinj hudhër
5 gjethe dafine
Disa kokrra piper
Lakër të bardhë
Karota
Kastravec
Lulelakër
Speca të kuq
Vaj ulliri

Përgatitja

Ziejmë ujin me uthulln, sheqerin, kripën, qepën e prerë në feta, hudhrat, dafinën dhe piperin. Mbushim kavanozat me perimet e prera dhe shtojmë shëllirën e përgatitur. Shtojmë nga një lugë me vaj ulliri lart, i mbyllim me kapak dhe i vendosim nl një tenxhere me ujë që po zjen në mënyrë që tu heqim ajrin kavanozave. I vendosim në vend të errët dhe pas 3 ditësh i kemi gati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb