Tomas Tushel, trajneri i Paris Sën Zhërmenit, nuk humbet rastin të lavdërojë sulmuesin e tij, Kilian Mbape, ndërsa në konferencën e fundit për shtyp, ka thënë fjalë mjaft të mira për adoleshentin e tmerrshëm Kombëtares franceze.

“Ka një mentalitet të jashtëzakonshëm. Ai kërkon të shënojë gjithmonë, është një grabitqar perfekt, një peshkaqen.

Nëse t’i lëshon një pikë të vetme gjaku, ai të vjen menjëherë. është një lojtar u shkëlqyer, nëse është mundësia për të shënuar një gol, ai është aty. Objektivi i tij është të shënojë gjithnjë e më shumë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb