Gjatë vizitës së tij në Ankara, kryeministri polak Donald Tusk i bëri thirrje presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që të marrë një rol udhëheqës në sigurimin e stabilitetit rajonal. Ai theksoi se Turqia mund të jetë një faktor vendimtar në zgjidhjen e konfliktit midis Ukrainës dhe Rusisë.
Në përgjigje, Erdoğan e quajti miratimin e armëpushimit të Ukrainës një “hap pozitiv” dhe shprehu shpresën se Moska do të reagojë. Ai ripohoi gjithashtu gatishmërinë e Ankarasë për të pritur negociatat nëse të dyja palët janë të gatshme të kthehen në tryezën e diskutimit.
Erdogan pritet të vizitojë Poloninë në prill.
(BalkanWeb)