iOS 8 është sistemi operativ më i fundit i Apple-it. Ai solli një sërë veçorish të reja, përmirësime dhe gjithçka tjetër tek pajisjet iOS, por i kushtoi edhe 4 milionë përdorues Twitter-it. Gjatë publikimit të rezultateve financiare për tremujorin e katërt të vitit 2014, Twitter theksoi se ka humbur gati 4 milionë përdorues të internetit.

Platforma e medias sociale fajësoi iOS 8 për humbjen e 4 milionë përdoruesve. Por, cili ishte shkaku i humbjes së përdoruesve? Ai i bindi iOS 8 përdoruesit e Twitter-it që të mos e përdornin më këtë shërbim? Ishte iOS 8 shkaku që përdoruesit mbyllën llogaritë e tyre? Akuzat e Twitter-it duken krejt të pabaza.

Kompania mendon se ka humbur 3 milionë përdorues pasi Apple prezantoi iOS 8, duke ndryshuar mënyrën se si funksionon veçoria Shared Links tek shfletuesi në ueb, Safari.

Për ata që nuk e dinë, veçoria Shared Links është shtuar tek shfletuesi në ueb nga pajisjet mobile tek iOS 7, duke lejuar përdoruesit të shohin cicërimat e shpërndara nga njerëz që ata ndjekin. Veçoria lejonte Safar-in të kërkonte automatikisht informacione nga serverët e Twitter-it, ndërsa tek iOS 8 kjo veçori ndryshoi, dhe informacioni shfaqej vetëm kur hapnin seksionin Shared Links.

Sa i përket 1 milion përdoruesve të tjerë që Twitter humbi, ata nuk mund të përdornin fjalëkalimet e tyre për shkak të një problemi me kodimin që lidhej me integrimin e shërbimit të rrjetit social tek iOS.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: