Rrjeti social Twitter ka hequr 32 mijë llogari false të përdorura nga Kina, Rusia dhe Turqia të cilat sipas kompanisë, shkaktonin dezinformim.

Rrjeti më i madh, në mesin e tre të çmontuarve, është ai kinez. Ai përbëhej nga 23 750 llogari, përmbajtja e të cilave shpërndahej në 150 mijë llogari të tjera.

”Këto rrjete përdoreshin për aktivitete të koordinuara dhe manipuluese, me synimin për t’u përhapur në vende të tjera”, shpjegon Twitter.

Rrjeti rus ishte i përbërë nga rreth 1 000 llogari të lidhura me politikën aktuale, një sit informacioni që bënte propagandë në emër të qeverisë.

Ndër aktivitetet e rrjetit aty ishte promovimi i ”Rusisë së Bashkuar”, partia e presidentit Vladimir Putin rus dhe sulmi ndaj disidentëve politikë.

Rrjeti turk kishte 7 340 llogari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb