SHBA– Rrjeti social ‘Twitter’ njoftoi sot se ka mbyllur 235.000 faqe në gjashtë muajt e fundit, në kuadër të luftës kundër publikimeve që kanë në përmbajtje përhapjen e terrorizmit.

Duke iu shtuar mbylljeve të kryera në muajin shkurt, ‘Twitter’ publikoi për herë të parë një shifër të konfirmuar zyrtarisht nga njësia drejtuese e saj, duke raportuar numrin e saktë të llogarive me përmbajtje terroriste të pezulluara prej mesit të 2015, në 360.000 faqe.

Rregullat për përdorimin e rrjetit social amerikan nuk autorizojnë përdorimin e kërcënimeve të dhunshme dhe nxitjen e terrorizmit, ndërsa në muajin shkurt kjo kompani u shpreh e gatshme për të rritur përpjekjet për zbatimin e tyre, duke dëshmuar në këtë formë efikasitet kundrejt kërkesave të qeverisë për të frenuar propagandën xhihadiste në internet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb