Rrjeti social Twitter është aktivizuar në raport të mbrojtjes së votuesve, nga keq informimi dhe mashtrimi gjatë zgjedhjeve.

Në komunikatën e lëshuar, thuhet se me këtë mundësi, do të raportohen të gjitha manipulimet që mund të bëhen gjatë procesit zgjedhor, që do ta çorientonin votuesin.

Kur raportohet ndonjë postim, atëherë shfaqet opsioni që tregon se ‘është manipulim i procesit zgjedhur’ dhe më pas postimi trajtohet nga sistemi i Twitter. Nëpërmjet këtij përditësimi, njësiti i sigurisë në këtë platformë, do ta ketë shumë më të lehtë të zbulojë informatat e rreme në fushata elektorale.

Duke u bazuar në përvojat e mëparshme, kur Twitter është përdorur nga individë apo grupe të ndryshme, për të mashtruar gjatë zgjedhjeve, tani do të ndryshojë ky trend. Rekomandimet se mund të votohet përmes mesazhit, apo për formën e votimit, që janë shpërndarë më herët, me ndryshimin e ri më nuk do të ndodhin, shkruan tg.

Ky sistem do të përdoret fillimisht në zgjedhjet që zhvillohen në Indi më 25 prill, për të vazhduar më pas më 29 prill në zgjedhjet për Unionin Evropian. Formatin e njëjtë, Twitter do ta lancojë globalisht gjatë vitit që vjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb