Një debat i ashpër ka ndodhur sot mes dy banorëve të Big Brother Albania 2, Luizit dhe Oltës.

Debati nisi teksa po diskutohej në lidhje me faktin që në Primen e kaluar, Luizi deklaroi se ka “shpëtuar” në një farë forme Armaldon nga eliminimi, duke i dhënë rëndësi me debatet e kryera me të.

Armald i tha Luizit se nuk ka pse thotë gjithë kohën që e shpëtoi atë nga nominimi, sepse nuk e bëri ai.

Ndërsa Olta nga ana tjetër, u shpreh se Luizi e ingranoi Armaldon sepse nuk donte që ai të largohej nga shtëpia, se ka mbetur vetëm.

Luizi tha se ai nuk ka nevojë për njeri fare aty, dhe se i “shqyen” të gjithë.

Luizi: Unë as nuk ju fus në listë fare.

Olta: Hajde na shqyej.

Luizi: Ty të kam shqyer unë.

Olta i tha Luizit se ai dhe Efi i përkasin së njëjtës kategori.

Më pas debati ka vijuar në oborr. Dy konkurentët, kaluan në ofendime të rënda për njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat.

Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë. Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente.

E revoltuar, ajo i tha Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.

Debati mes Luizit dhe Oltës agravoi edhe më tej, duke kaluar në kërcënime. Pas komentit të Luizit, që e cilësoi si femër pa moral, Olta i tha atij që do kenë shumë punë bashkë, brenda dhe jashtë.

Ajo shtoi se koha është shumë e shkurtër brenda dhe se jashtë do flasin sërish bashkë.

Luizi i tha asaj, se fusha jashtë është e tij.

Olta: Ah ça i ke bërë vetes me këtë që the. Nuk ta harroj këtë. Derisa mua të më dalë inati, nuk kam për ta harruar.

Debati mes Oltës dhe Luizit, ndonëse kaloi në personal, gjatë ofendimeve u përfshi edhe një person i tretë. Bëhet fjalë për Kiarën.

Pasi e cilësoi si femër pa moral, Olta i tha Luizit se ajo dinë shumë gjëra për Kiarën.

Olta: Do vijë dita që do të të them se çfarë opinioni kam për Kiarën. Do t’i rreshtoj të gjitha. E dinë sa shumë di… E di sa asa kam nën mëngë për gruan tënde?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: