Një tornado zjarri është kapur në video në flakët që përfshinë Tennant në Kaliforninë Veriore.
Në një video mahnitëse të BBC duket tymi i trashë i zi i cili mblidhet shpejt dhe rrotullohet pranë flakëve, duke errësuar pothuajse plotësisht një kamion shpëtimi në distancë.
“Vorbulla e zjarrit ishte aq e fortë sa të merrej në radarin e Shërbimit Kombëtar të Motit”- tha meteorologu.
Kjo është një nga shenjat e fundit të motit ekstrem që kërcënon SHBA-në Perëndim, e cila po përballet me thatësirë të madhe dhe temperatura rekord të larta. Mendohet se rrallë, fenomene të ngjashme janë parë në video vitet e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: