Një hambar me bar është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Verri të Njësisë Administrative Mbrostar në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb’ se nga zjarri është djegur ushqimi i grumbulluar për bagëtitë.

Shërbimi i Zjarrfikëses së Fierit dhe ato të Patosit janë aktualisht në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit por ka sjellë dëme të shumta materiale.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: