Tension i lartë është shënuar në Libi këtë mbrëmje. Sipas mediave ndërkombëtare një grup demonstruesish kanë sulmuar ndërtesën e Parlamentit në Tobruk për të protestuar kundër përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe bllokimit politik.

Disa stacione televizive pretendojnë se protestuesit hynë brenda ndërtesës dhe kanë kryer plaçkitje.

Ndërkohe, imazhet tregojnë kolona të trasha tymi të zi që ngrihen nga perimetri i ndërtesës pasi demonstruesit e rinj dogjën goma jashtë saj.

Sipas raportimeve të tjera, dhjetëra dokumentet janë djegur gjithashtu brenda ndërtesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: