Derbi i kryeqytetit nuk zhgënjen kurrë, nuk zhgënjeu as në këtë akt të dytë sezonal, në sfidën e fundit të këtij vitit. Tifozeritë e dy ekipeve dhuruan spektakël të tribunat e “Air Albania” duke krijuar një atmosferë fantastike, një atmosferë të denjë për një ndeshje derbi. Ende pa nisur sfida dy tifozeritë ishin zjarr me të kuqtë që zbardhën sektorin e tyre.

Askush nuk pushoi për asnjë moment, duke mbështetur beniaminët e tyre në fushë. Spektakli arriti kulmin me fillimin e pjesës së dytë ku tifozët bardheblu dhuruan një shfaqje fantastike piroteknike duke bërë që ndeshja të ndërpritej për afro 12 minuta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Spektakli i tifozëve shoqëroi këtë derbi deri në sekondat e fundit duke bërë dhe më të bukur ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb