Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ftuar në rubrikën opinion në studion e lajmeve në News 24 deklaroi se pavarësisht se opozita e maxhoranca janë ulur në rezidencën e ambasadores amerikane, Yuri Kim për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, tha se problemi në këtë rast është kryeministri Rama.
Gjata tha se Rama nuk i do zgjedhjet e lira, ndërsa shtoi se kërkesat e opozitës janë 4.

“Nuk do zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Rama. PD ishte e përgatitur të dilte në opozitë por ama zgjedhjet i bëri zgjedhje. Pavarësisht se nuk fitoi dot i vetëm por ju desh ndihma e LSI, viti më i mirë i Ramës ishte 2013. Çfarë bëri ai me pas? U fuqizua duke futur kriminelët në Parlament, i bleu zgjedhjet me para të krimit e drogës. Prandaj them që problemi i reformës është Rama. Ai nuk e do Reformën Zgjedhore. Që ditën e parë dhe deri tani, PD këron ndryshim sistemi, qeveri tranzitore dhe votim e numërim elektronik”,- tha ai.

Gjata u shpreh ndër të tjera se problemi real i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është sistemi, por kryeministri.

“I keni parë si një ditë para zgjedhjeve lirohen të dënuar me burgim të përjetshëm. Çfardolloj sistemi të bëjmë ne ai i blen zgjedhjet, kërcënon, vjedh. Kulmi ishin zgjedhjet e 2019. Si i bëri zgjedhjet pa kundërshtarë? Vetëm PD i gjeti 6 kryebashkiakë të inkriminuar. Votimi elektronik do e ulte shumë mundësinë e vjedhjes së votës”,- tha ai.

Sa për bisedimet e tanishme me ndërhyrjen e ambasadorëv,e Gjata u shpreh se, “Nuk e di çfarë rezultati do ketë pas ndërhyrjes së ambasadorës. Ne nuk i kemi kërkuar hajde të na ndihmoni ne se jemi keq, ndërhynë për të ulur Edi Ramën. Çështjen e administratës zgjedhore e ka kërkuar OSBE që në vitin ’91, nuk ishte detyruese ajo, mos harrojmë që atëherë kishte gjykata tani s’ke asgjë. Çfarë SPAK ke mo? Edi Rama i ka blerë të gjithë, ku e gjen dot administratë të papolitizuar”,- tha ndër të tjera demokrati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: