Milan Skriniar nuk do të rinovojë me Inter, për këtë janë të sigurt jo vetëm në Itali, por edhe në Francë, ku L’Equipe shkon edhe më tej duke zbuluar se sllovaku ka zgjedhur PSG.

Përfaqësuesit e qendërmbrojtësit kanë njoftuar drejtuesit zikaltër se lojtari nuk dëshiron të rinovojë, ose më saktë kërkon kohë për të dëgjuar edhe ofertat e tjera.

Ddc90d421b9a59cfdfe260a29e6fcc3a 55866 1674279963
Ddc90d421b9a59cfdfe260a29e6fcc3a 55866 1674279963

Kjo sjellje e Skriniar ka bërë që drejtuesit e Interit ta nxjerrin në shitje, janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat që vijnë për të, një lëvizje kjo për të fituar diçka nga kartoni i tij pasi në fund të këtij sezoni Skriniar do të largohej falas, i përfundon kontrata.

Skriniar 1280x720
Skriniar 1280×720

Sipas Corriere dello Sport, Skriniar mund të largohet në çdo moment, mjafton që në arkat e klubit të hidhen 20 milionë euro. Vështirë të mendosh se një klub do të investonte 20 milionë euro për një lojtar të cilit i përfundon kontrata në fund të sezonit, vetëm nëse sheiku Al-Khelaifi bën ndonjë lëvizje surprizë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: