ELBASAN – Një ndërtesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu” ku gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se zjarri është i përmasave të mëdha.

Në lagjen “Emin Matraxhiu” , Elbasan, ka rënë zjarr në një magazinë me materiale të ndryshme,në pronësi të shtetasit B.P., 44 vjeç , banues në lagjen 5 Maji Elbasan, njofton policia.


Dy zjarrëfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e zjarrit.

Bëhet me dije se po punohet intensivisht për izolimin e flakëve.

Nuk dihen paraprakisht shkaqet e rënies së zjarrit. Nuk ka të lënduar por vetëm dëme të mëdha materiale.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake mendohet të jetë aksidentale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb