Pas publikimit të denoncimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për dhunën ndaj punonjësit të shërbimit të Autoritetit Portual, policia e Durrësit thotë se ka arrestuar dy persona.

“Më datë 25.02.2019, rreth orës 23:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital”, sqaron policia.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të tretë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb