Gazetarja Eneida Petova tregoi një version tjetër të ngjarjes së ndodhur në Kuçovë, që ka tronditur opinionin publik, ku 57-vjeçari Ajet Dume ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçare.

Në një rrëfim ekskluziv në emision “Me Zemër të Hapur”, në News24, e ëma e të miturës tha se është abuzuar seksualisht edhe vetë nga 57-vjeçari për 10 vite me radhë.

Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga gazetarja Petova, e cila tha se të gjithë banorët e zonës thonë që gruaja kishte një lidhje intime me burrin, dhe se dyshohet që vajza të jetë e tija.

“Banorët e zonës thonë se zonja ka pasur një lidhje me 57-vjeçarin dhe ky i fundit ka vendosur ta marrë atë në shtëpi. Ka ngelur shtatzënë në atë shtëpi dhe i ka lindur të dyja vajzat aty. Banorët thonë se 57-vjeçari është një njeri i qetë. Në polici ai ka thënë se nuk e ka pranuar akuzën për abuzim seksual me vajzën, por ka thënë se ka pasur një marrëdhënie të rregullt me zonjën. Ai nuk e ka banesën me qira, por është në pronësi të tij. Ai paguante vetëm taksat, ujë, drita, jo qira. Raporti mjeko-ligjor ka vërtetuar se në trupin e vajzës janë kryer marrëdhënie seksuale. Marrëdhënia e zonjës me 57-vjeçarin dihet nga të gjithë banorët. Ndërkohë që nuk mund të them nëse vajza është abuzuar nga 57-vjeçari. Komshinjtë janë shokuar, kur i kemi pyetur për abuzimin e 57-vjeçarit me vajzën, dhe kanë thënë se nuk është e vërtetë, pasi ai kishte lidhje me të ëmën. Vetë vajza ka thënë në polici, nën praninë e psikologes, se 57-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të për dy vite rresht, sistematikisht. Shumica e komshinjve pretendojnë se vajza është e 57-vjeçarit”, u shpreh gazetarja Petova.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb