Nje 34-vjecar ka rene ne prangat e policise, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Ne kuader te operacionit “Vazhdimësia”, pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. A., banues në Tiranë.

Burime zyrtare thane se 34-vjeçari transportonte me mjet, emigrantë të paligjshëm nga Tirana në drejtim të Fushë Krujës, me qëllim transportimin e tyre drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian, zhvilluan operacionin policor të koduar “Vazhdimësia”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Gjatë ndjekjes nga Policia, në afërsi të Fushë Krujës, ky shtetas është përfshirë në një aksident, duke u dëmtuar vetë dhe 5 emigrantë të paligjshëm që gjendeshin me këtë shtetas, të cilët pas marrjes të mjekimit, kanë dalë nga spitali.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim të shtetasit O. C., 26 vjeç, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i shtetasit E. A. në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb