Gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulloi një lajm ku thuhej se blogerja Armina Mevlani ka pësuar një aksident në kryeqytet.

Sipas informacioneve që qarkulluan nëpër media të ndryshme, u raportua se aksidenti kishte ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë, ku blogerja po udhëtonte me një makinë tip “Audi” ngjyrë të bardhë.

Panorama Plus ka kontaktuar me Armina Mevlanin në lidhje me rastin e raportuar.
“Jam në xhirime, nuk mund të flas”- tha ajo për Panorama Plus, duke mos e mohuar apo pohuar lajmin rreth aksidentit.

Ndër të tjera në lajmin që qarkulloi u tha se Armina Mevlani është përplasur me një kamion mallrash dhe se aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb