TIRANE- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, 5-vjeçarja e cila u aksidentua dy ditë më parë nga një automjet teksa ecte në rrugë.

Mësohet se bëhet fjalë për Afisela M. nga Kurjani i Bashkisë.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se si pasojë e goditjes nga automjeti, vogëlushja pësoi hemorragji në tru.

Ndërkohë, policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Ford”, 41-vjeçarin Leonard Abedinaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb