SHBA

Justin Bieber mohon akuzat për ngacmim seksual. Me anë të një mesazhi në Twitter këngëtarit thotë se akuzat ndaj tij janë vetëm thashetheme.

“Thashethemet janë thashetheme, por akuzat për abuzim janë një çështje që unë e quaj serioze. Në 24 orët e fundit në Twitter është treguar një histori që më implikon mua për ngacmime seksuale në 9 mars 2014 në Austin, Texas, në hotelin ‘Four Season’. Dua të jem i qartë: nuk ka asgjë të vërtetë”- ka thënë Justin Bieber.

Reagimi i këngëtarin vjen pasi një vajzë me një llogari anonime në Tëitter akuzonte Justin Bieber për ngacmime seksuale në një hotel 6 vjet më parë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: