Historitë e ndryshme që trajtohen vazhdimisht në studiot televizive kanë si epiqendër gruan në thelb dhe dhunën ndaj saj. Histori që kanë tronditur opinionin publik, pasi kanë degraduar edhe në ngjarje tragjike, duke humbur jetën apo edhe duke u masakruar.
E tillë është historia që u trajtua ditën e sotme, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores Evis Ahmeti në News24, ku epiqendra është përsëri një grua, e cila është dhunuar dhe poshtëruar nga bashkëshorti i saj, edhe pse së bashku janë prindër të dy fëmijëve.
Gruaja u denoncua nga bashkëshorti publikisht për braktisje dhe për largim nga banesa, e ndërsa vetë ajo rrëfen të kundërtën e këtij denoncimi, ku mes të tjerash ajo rrëfen dhunën e herëpashershme ndaj saj.
“Me Artanin jam njohur në vitin 2018 në rrjetet sociale. Nga Elbasani jam zhvendosur në Tiranë ku kemi filluar dhe bashkëjetesë. Ai ishte një person i dhunshëm dhe më ka dhunuar edhe në sy të fëmijëve. Në Suedi ka shkaktuar shumë probleme. Artani më ka denigruar figurën duke hedhur fotot e mia në TikTok dhe duke ofenduar njerëzit në emrin tim. Unë dua që fëmijët e mi të jetojnë me mua, sepse ai po i shfrytëzon”, përfundoi Blerina.
(BalkanWeb)