Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka shkarkuar shefin e sigurisë kibernetike të vendit pas akuzave se ai kishte ‘bërë një sy qorr’ ndaj një firme që kishte lidhje me disa rrethe të sigurisë ruse.

Arne Schönbohm, presidenti i Zyrës Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit, u shkarkua nga detyrat e tij të martën, raportoi Der Spiegel.

Një zëdhënës i ministres së Brendshme Nancy Faeser konfirmoi se Schönbohm do të largohet nga zyra e tij, pasi “besimi i nevojshëm publik në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së tij si president i agjencisë më të rëndësishme gjermane të sigurisë kibernetike është dëmtuar”.

Schönbom, i cili që nga viti 2016 ka qenë në krye të agjencive që mbikëqyrin sigurinë kibernetike dhe atë të komunikimit të qeverisë, është vënë nën vëzhgim pasi lidhjet e tij me një kompani ruse në një punë të mëparshme u theksuan gjatë një shfaqjeje në një televizion gjerman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb