Ish-mesfushori i Everton, emri i të cilit nuk lejohet të përmendet nga qeveria britanike, mund të rikthehet dhe njëherë të luajë me kombëtaren e tij. Ai u akuzua thuajse dy vite më parë për përdhunim ndaj fëmijëve, duke bërë që klubi i tij t’i ndërpriste kontratën.

Pas thuajse dy vitesh hetime, ai është liruar nga të gjitha akuzat dhe është gati të rikthehet dhe njëherë të jetë pjesë e futbollit të luajtur.

Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i kombëtares, i cili pohon se është gati që ta mirëpresë sërish në skuadër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb