BERAT- Një ditë pas arrestimit të një 54-vjeçari në Berat, me akuzëon për përdhunimin e një të miture, ka reaguar familja e tij. Ata mohojnë akuzat, duke deklaruar se babai dhe bashkëshorti i tyre Resmi Turani është i pafajshëm.

Vajza thotë se babai i saj nuk e ka kryer një vepër të tillë.
“Jam vajza e Resmi Turanit. Jam shumë e sigurt, babai im nuk ka bërë diçka të tillë. Gjithçka është një gënjeshtër. E akuzojnë gjoja ka përdhunuar, por diçka e tillë nuk është e vërtetë. Për këtë jam shumë e bindur. E njoh shumë mirë babain tim se kush është. Gjithçka është një gënjeshtër”, deklaroi e bija e 54-vjeçarit.

akuzohet per perdhunim flet vajza BERAT

Edhe gruaja e tij ka pasur të njëjtin qëndrim. Ajo thotë se vajza 15-vjeçare mund të jetë nxitur nga të tjerë ose e ka bërë për para.

“Është gënjeshtër, është shumë shpifje. Tani për çfarë t’i flas, kur ajo më bëri këtë të keqe. Më përpara nuk kemi patur sherr. Do e ketë futur dikush tjetër, ose ka menduar t’i bëj këtë dhe t’i marr para”, tha ajo.

54-vjeçari Resmi Turani u arrestua dje për marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat. Ndërsa nuk sqarohet ende kush ka sinjalizuar për rastin. Nuk dihet as nëse vajza apo familjarë të saj kanë denoncuar në polici 54-vjeçarin, i cili pritet të njihet sot me masën e sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb