Në lidhje me vrasjen makabre të çiftit Pasho nga Vlora, të cilët u gjetën të copëtuar në 4 valixhe, 5 vite nga zhdukja e tyre, u akuzua dhe djali i tyre, Taulant Pasho. Ish-e dashura e tij, Elona Kalesha, përfshiu emrin e tij me pretendimin se ai kishte urdhëruar vrasjen e prindërve të tij.

or pas hetimeve, gjykata e Firences ka shpallur të pafajshëm të riun, i cili ndodhet pas hekurave për një tjetër vepër penale, atë të arratisjes nga burgu.

Dorina Pasho, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ tha për moderatoren Evis Ahmeti se ky vendim ishte një lehtësim për familjen. Ajo tha mes të tjerash se ata e kishin besuar gjithmonë se vëllai i tyre ishte i pafajshëm, ndërsa shtoi se shumë njerëz hodhën baltë mbi figurën e tij.

Ju ka kontaktuar pas ngjarjes?
Jo asnjëherë s’na ka kontaktuar.

Motra juaj çfarë marrëdhënie ka pasur me të?
Aludime ka pasur në lidhje me të. Ajo ka pasur lidhje me shumë.

Si e përjetoi Taulanti lajmin e vrasjes së prindërve?
Mbeti i shkuar. Ai ka ngelur i shokuar nga gjithë kjo histori. Ai mendonte si prindërit e tij ishin diku. Ne s’ja urojmë asnjë njeriu këtë gjë. Taulanti ka ngelur i shokuar, si beson më asnjë gjëje. Është i mbyllur, nuk arrin që të shprehet. Për ne ishte e sigurt që ai nuk ishte pjesë e kësaj ngjarje. Por duke dalë një letër nga prokuroria, ishte lehtësim, për shumë njerëz dhe për ata që hodhën baltë mbi të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: