SHBA – Johnny Depp ka folur për herë të parë pas akuzave për ushtrim dhune ndaj ish -bashkëshortes së tij Amber Heard. “Unë nuk jam njeri i dhunshëm. Të fuqishmit e Hollywood-it janë përpjekur të më mbyllnin gojën, por tashmë unë jam gati të largohem nga kinemaja nëse vazhdojnë më tej” – ka thënë në intervistën e dhënë për “GQ” në Britaninë e Madhe.

“Akuzat e pajustifikuara të Amber më kanë transformuar nga ‘Hirushe’ në ‘Kuazimodo”- ka shtuar më tej aktori i njohur. 55-vjeçari dhe Amber Heard u divorcuan në janar të vitit 2017 pas pretendimeve të aktores për ushtrim dhune.

Ajo është shprehur se Johnny Deep e ka goditur me një Iphone në fytyrë duke i shkaktuar edhe të nxira në sy e në faqe. Bëhet fjalë për një ngjarje në vitin 2016 dhe më pas Amber Heard publikoi edhe një foto me syrin e nxirë. Ai e ka mohuar këtë gjë dhe ka thënë se është mjaft i irrituar, madje këto vite për të kanë qenë shumë të sikletshme.

“ Ajo që më lëndoi më shumë nga kjo histori është se dola si një person tjetër dhe që nuk ka lidhje me ty. Të lëndosh personin që t’i do? Jo, kjo nuk është për mua, nuk jam unë i tillë”- ka vazhduar Johnny Depp .

“Njerëzit pas kësaj historie më shikonin ndryshe, madje arritën deri në përfundime negative për mua, si për shembull ai kafshë, është i çmendur ka nevojë për të vizitë te psikiatri etj etj”- ka thënë aktori i njohur. Pas divorcit me Johnny Depp, ish- bashkëshortja e tij fitoi 5.5 milionë dollarë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb