Duke qenë se photoshop-i është kthyer në një dukuri kaq të përhapur në rrjetet sociale, shpesh personazhet publike akuzohen për editim të fotove.

Së fundmi pre e akuzave të fansave ka rënë Sarah Berisha. Blogerja ka postuar disa foto në Instagram ku shfaqet me një fustan ngjyrë ulliri. Ajo duket në super formë teksa nuk kanë munguar akuzat për photoshop.

20220723 220939

Mirëpo, Sarah ka vendosur t’i sqarojë të gjithë se nuk ka ndërhyrë në foto. Thjesht fustani është me korse. “Nuk është photoshop njerëz, është korseja”- ka sqaruar Sarah. Blogerja është një nga njerëzit në pa filta në rrjetet sociale, megjithatë kjo nuk e ka lënë larg aludimeve të tilla.

20220723 220916

Aktualisht Sarah po shijon pushimet dhe sigurisht lidhjen me Pajtim Krasniqin a.k.a Dj PM. PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.

Për planet e të ardhmes? Është ende shumë herët të flasin. “Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet.”–ka pohuar Sarah./Panorama Plus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb