Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Kohila është dënuar me 12 vite burg por me gjykim të shkurtuar iu caktuan 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Astrit Kalaja (kryesues), Valbona Vata (anëtare) dhe Valbon Çekrezi (anëtar), sot më datë 23.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 41 akti, datë 27.04.2022, në ngarkim të ankuesit/të pandehurit Gj.K., me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, që ka deklaruar fajtor të pandehurin Gj.K., për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 të Kodit Penal, dhe vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 74, datë 01.12.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb