Post sfida Teuta-Partizani prodhoi jo pak zhurmë, rezultati që morën të kuqtë dhe ajo çfarë ndodhi në pushimin e ndeshjes, ku gjyqtari i takimit në raportin e tij theksoi se është ofenduar nga Olsi Rama, nuk ka pasur pasoja për drejtorin e Partizanit. Komisioni i Disiplinës e ka kaluar thjeshtë me një vërejtje, në rast përsëritje do të jetë subjekt i masave disiplinore:

Ksd
Ksd

“Zyrtari i FK Partizani, Olsi Rama, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF, lexohet në vendimin e Disiplinës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: