ITALI– Ndonëse ai u akuzua si pjesë e bandës “Habilaj” Fatmir Minajn është liruar nga Gjykata e Katanias. Mësohet se Gjykata ka vendosur sot të anulojë urdhërarrestin për Minajn.

Lajmi është konfirmuar nga gazetari Dario De Luca për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, pas komunikimeve që ai ka pasur me avokatin Maurizio Catalano (avokat i 3 shqiptarëve të arrestuar). Sakaq, motivi i lirimit të Fatmir Minaj do të zbardhet pas 45 ditësh. 55-vjeçari u akuzua nga prokuroria italiane si bashkëpunëtor i Moisi Habilajt, ku ky i fundit cilësohet nga autoritetet fqinje si kreu i grupit të trafikut të drogës.

Fatmir Minaj
Fatmir Minaj

Ndërkohë sot Gjykata e Rivlerësimit e Katanias vendosi të njëten masë sigurie, duke lënë në burg Moisi Habilajn dhe bashkëpunëtorët e tij. Vendimi u depozitua sot në mesditë në sekretarinë e Gjykatës së Katanias nga gjyqtarët; Iarato, Benanti si dhe Catena. Organi i akuzës së Katanias ka parashtruar në seancën e sotme gjyqësore prova që kanë qenë bindëse për gjykatën, e cila ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shqiptarët.
mediaa
Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë u arrestuan pas disa kohësh hetime si dhe përgjime, ndërsa u kapën teksa trafikonin 3.5 ton hashash. Në përgjimet e grupit “Habilaj” përmendej edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas tyre ishte favorizuesi i trafikut të drogës Shqipëri-Itali.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: