Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kanë folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë 5 vite më parë.

Raportohet se vëllezërit Veshaj janë dënuar me 2 vite burg për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim. U bë me dije gjithashtu se Prokuroria e Vlorës dërguoi rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e regjistroi rekursin duke caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Deri më tani nuk kishte asnjë reagim nga dy protagonistët, por gjatë puntatës së fundit vëllezërit Veshaj kanë thyer heshtjen duke folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen. Donaldi sqaroi se kanë pasur vetëm një seancë këshillimi dhe jo një seancë gjyqi, ndërsa së bashku Romeon kanë sulmuar edhe mediat.

Biseda:

Donaldi: Arrihet deri në shpifje. Për mua dhe Romeon thuhej ka një seancë gjyqi, kur ajo ishte një seancë këshillimi dhe ne nuk kemi dashur të dalim as në deklarata, as nëpër Instagram të themi që kjo nuk është e vërtetë sepse portalet atë duan që të marrin vëmendje. Të gjitha bëhen për klikime dhe për dy lekë të poshtra dhe të qelbura!

Romeo: Gazetat faleminderit që na mbështesni, faleminderit që bëni lajme, ka lajme shumë të bukura që dalin nga ju, por mendoni kur bëni një shpifje dhe bëni skenarin e gjithë historisë, mendoni: Po ky njeriu a ka familje në shtëpi? Po dale mo se kjo gjëja nuk është kështu.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi me 7 shkurt 2013 në afërsi të shkollës së mesme në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku si pasojë e një sherri të ndodhur mes disa personave, u godit me mjete të forta Arjan L., banues po në këtë lagje. Dy vëllezërit Veshaj ishin atëherë nxënës të shkollës së mesme “Reald”.

Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30, Arjani ka qenë pranë shkollës i shoqëruar nga një person tjetër në pritje të të fejuarës së tij, e cila ishte nxënëse në këtë shkollë. Nga dosja mësohet se në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë, duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese, të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit, që ka rezultuar të jetë Romeo Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar.

Të nesërmen, rreth orëve të drekës, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit. Më pas, dy prej tyre janë larguar, ndërsa Arjani dhe njëri prej kushërinjve dhe vajza janë nisur në drejtim të një qendre tregtare po në lagje.

“Në këtë moment, Arjanin e kanë thirrur një grup personash mes tyre dhe Romeo dhe Donaldi. Fillimisht kanë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur të gjithë me sende të forta. Më aktivë në këtë ngjarje kanë qenë dy të pandehurit Romeo dhe Donald Veshaj. Personat që kanë qenë në shoqërinë e Arjanit, kanë mundësuar shuarjen e konfliktit dhe dërgimin e tij në spitalin civil për dhënien e ndihmës mjekësore.

Donald Veshaj Romeo Veshaj 1

TËRHEQJA E PADISË

Në përfundim të hetimeve me vendimin e datës 11 korrik 2013 është vendosur mosfillimi i çështjes penale, pasi i dëmtuari nuk është paraqitur për ekzaminim pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë dhe në vijim ka tërhequr ankimin e paraqitur lidhur me ngjarjen.

Por me shkresën e datës 5 gusht 2013, të dërguar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore rezultonte së dëmtimet e Arjan L., në sherrin e 7 shkurtit ishin klasifikuar si plagosje të rëndë, pasi ato kanë dhënë dëmtim të rëndë, i konsideruar si shëmtim të përhershëm të fytyrës. “Konkretisht, i janë konstatuar thyerje e kockës së kokës, zhytje të dukshme në regjionin ballor në kokë, tronditje e trurit të shkallës së mesme. Dëmtimet e mësipërme janë shkaktuar me mjete të forta mprehëse dhe janë klasifikuar si plagosje e rëndë pasi kanë sjellë shëmtimin e përhershëm të fytyrës”, nënvizohet në dosje.

Romeo Veshaj Donald Veshaj Plagosje Panorama Plus

VENDIMI I GJYKATËS MË 27 MAJ

Gjykata e Lartë vendosi që të linte në fuqi vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit të Vlorës për dënimin me burg të dy vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj. Ishte një kërkesë e prokurorit të Apelit të Vlorës që i kërkoi kësaj Gjykata të shfuqizonte vendimin e shkallës së parë dhe të Apelit për dënimin me shërbim prove për djemtë dhe t‘i kthente në dënim me burg për shkak të veprës së rëndë që kishin kryer.

Gjykata e Lartë ka vendosur në 27 maj të mos pranojë rekursin e Prokurorisë së Vlorës, e cila kërkonte dënimin e tyre me burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje të një shtetasi. Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj, i cili kërkonte që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo t’u pezullohet ashtu si ka vendosur Gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Dy gjykatat shpallën fajtorë dy vëllezërit për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe i dënuan me 2 vite burg por në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhëruan pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim. Pavarësisht kundërshtimit të Prokurorisë ky vendim ngelet në fuqi pasi Gjykata e Lartë nuk e ka pranuar rekursin e organit të akuzës./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb