Ukraina është e përgatitur të përdorë raketa britanike me rreze të gjatë veprimi për të goditur Krimenë, gadishullin e aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak premtoi t’i dërgojë Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake pas një vizite të Presidentit Zelensky në Londër këtë javë. Tani po zhvillohen diskutime nëse kjo duhet të përfshijë raketat anti-anije Harpoon ose Storm Shadoës tokë-ajër.

Burimet e mbrojtjes ukrainase konfirmuan për The Times se Kievi do të ishte i përgatitur të përdorte raketat për të goditur Krimenë pas një paralajmërimi nga Zelensky se armët me rreze më të gjatë veprimi nga aleatët perëndimorë do të godasin “thellë në territoret e okupuara”.

Zelensky u takua me parlamentarët evropianë në Bruksel, ku rinovoi kërkesat për avionë luftarakë, ndërsa Rusia dukej se po fillonte një ofensivë të shumëpritur në Ukrainën lindore.

“Ne po mbrohemi kundër forcës më anti-evropiane të botës moderne. Ne po mbrohemi, po mbrojmë veten në fushën e betejës por po ju mbrojmë edhe ju”, tha Zelensky.

Raketat Harpoon kushtojnë rreth 1.2 milionë funte secila dhe kanë një rreze maksimale veprimi prej 150 miljesh. Raketat Storm Shadoë kushtojnë rreth 2.2 milionë paund dhe mund të gjuajnë objektiva deri në 350 milje largësi, megjithëse versionet e modifikuara për eksport kanë një rreze veprimi dukshëm më të shkurtër.

Tani po zhvillohen bisedime për të vendosur saktësisht se sa raketa britanike me rreze të gjatë veprimi mund të dërgohen, pavarësisht shqetësimeve të mëparshme se mundësia e Ukrainës për të nisur sulmet ndërkufitare ndaj Rusisë mund të përshkallëzojë konfliktin.

Kujtojmë se aleatët perëndimorë kanë zbutur qëndrimin e tyre në javët e fundit për dërgimin e armëve sulmuese në ndihmë të Kievit dhe duket se kanë pranuar argumentet e Ukrinës se Krimea është një territor i pushtuar që përbën një objektiv legjitim.

“Kjo do të mundësojë që e keqja të tërhiqet plotësisht nga vendi ynë duke shkatërruar bazat e saj ajrore thellë në territoret e pushtuara”, tha ai.

Sidharth Kaushal i Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, një institut i mbrojtjes, tha se Perëndimi duhet t’i jepte Ukrainës armë me rreze më të gjatë për të vazhduar goditjen e depove ruse të municionit.

Në muajt e fundit, gjeneralët e Presidentit Putin kanë filluar të tërheqin qendrat e tyre të komandës dhe dyqanet e armëve më larg nga vija e frontit, pasi u shënjestruan nga ukrainasit duke përdorur raketahedhës amerikanë.

“Ajo që ne duam është t’u japim atyre diçka që godet objektivat në atë rreze prej 100 km më shumë, por që nuk është aq me rreze të gjatë veprimi sa të mundësojë sulme në Rusi”, tha Kaushal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: